Salah gati për të luajtur ndaj Rusisë

Futboll

Salah gati për të luajtur ndaj Rusisë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 11:53
Mohamed Salah

Mohamed Salah mungoi në sfidën e parë të kombëtares së tij ndaj Uruguait, por tashmë do të jetë i gatshëm ndaj organizatorëve të Botërorit, Rusisë.

Sulmuesi egjiptian ka marrë pjesë në stërvitje me skuadrën, duke treguar se nuk kishte më probleme në shpatull.

Tashmë trajneri i Egjiptit, Hector Cuper po e planifikon titullar yllin e Liverpoolit, për sfidën e datës 19 kundër Rusisë, që është përcaktuese për të fatin e skuadrën në Botëror.

Salah u lëndua në finalen e Ligës së Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Real Madridit, pas një përplasjeje me kapitenin e madrilenëve, Sergio Ramos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat