Zyrtare: Atletico Madrid rinovon kontratat e Griezmannit e Hernandezit, nënshkruajnë edhe me Lemar

Futboll

Zyrtare: Atletico Madrid rinovon kontratat e Griezmannit e Hernandezit, nënshkruajnë edhe me Lemar

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 00:02
Ylli i shumëpërfolur francez, Griezmann dhe mbrojtësi tjetër francez Hernandez, të cilët kanë vazhduar me Los Colchoneros.

Atletico Madridi ka vazhduar kontratat e dy yjeve të skuadrës, Antoine Griezmann dhe Lucas Hernandez, teksa kanë nënshkruar edhe me yllin tjetër francez, Thomas Lemar.  

Klubi i madh spanjoll ka blinduar dy nga yjet më të mëdha të skuadrës duke treguar se në sezonin e ri kanë objektiva të mëdha.

Është ylli i shumëpërfolur francez, Griezmann dhe mbrojtësi tjetër francez Hernandez, të cilët kanë vazhduar me Los Colchoneros.

Griezmann ka vazhduar kontratën e tij deri në qershor të 2023, ndërsa Hernandez deri në qershor të 2024.

Është vet klubi spanjoll që ka bërë publike vazhdimin e kontratave me dy yjet e skuadrës me anë të një postimi në faqet e tyre zyrtare.

“Lajme të mira nga Rusia. Griezmann ka nënshkruar rinovimin deri në 2023, Hernandez deri në 2024 dhe Lemar ka nënshkruar kontratë”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

Atletico Madrid gjithashtu ka njoftuar se gjatë vizitës në Rusi të drejtorit të klubit kanë nënshkruar kontratë edhe me yllin francez, Lemar.

Megjithatë, Lemar do të bëhet zyrtare kur të arrihet edhe marrëveshja definitive me klubin francez, Monaco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat