PSG bëhet gati për ofertën e parë në drejtim të Cristianos

Futboll

PSG bëhet gati për ofertën e parë në drejtim të Cristianos

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 09:47
Cristiano Ronaldo

E ardhmja e Cristianos është në vëmendje të të gjithëve.

Fjalët e tij pas finales së Kievit kanë shkaktuar shumë dyshime për të ardhmen e tij në Madrid dhe kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të klubeve të njohura që të tentojnë transferimin e tij.

Klubi i parë që po bën gati ofertën e parë në drejtim të Portugezit është PSG-ja. Francezët janë të gatshëm t’i ofrojnë plot 300 milionë euro Real Madridit për të dhe atij t’i ofrojnë një pagë marramendëse prej 45 milionë euro në sezon, sipas Sport Mediaset.

Gjithashtu sipas këtij mediumi edhe Manchester United i Jose Mourinso po vazhdon të mbaj interesim konstant për ish lojtarin e tyre dhe janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të madhe të të hollave për t’a pasur sërish në klubin e tyre Portugezin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat