Salah nuk është një lojtar i madh

Futboll

Salah nuk është një lojtar i madh

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:15
Salah

Ylli i Liverpool-it dhe Egjiptit, Mohamed Salah, nuk është në një nivel me Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Neymar, sipas yllit të Rusisë, Dimitri Cheryshev.

Salah ka qenë i papërmbajtshëm sezonin e kaluar me Liverpool, duke shënuar 44 gola në të gjitha kompeticionet dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të arrijë finalen e Champions League.

Tani, shpresat e Egjiptit për Kupën e Botës varen nga forma e Salah, i cili nuk ka luajtur për shkak dëmtimi në ndeshjen e parë kundër Uruguait, të humbur 1-0 nga afrikanët.

Gjithsesi, sipas Cheryshev, Salah nuk është në garë për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës. “Salah është një lojtar i mirë, por jo i madh, që të mund të luftojë për Këpucën e Artë”, ka thënë Rusi.

“Kandidatët për çmimin janë Ronaldo, Messi, Neymar dhe ndoshta Harry Kanë. Liverpool e shfrytëzon Salah në mënyrën e duhur, por nuk është e njëjta gjë kur luan me Egjiptin”.

Rusia do të përballet me Egjiptin të martën në mbrëmje, me vetëdijen se mund të sigurojë një vend në 1/8-at. “Po përgatitemi për Egjiptin”.

“Kam luajtur kundër skuadrave të Hector Cuper në të kaluarën, ai është trajneri më taktik që njoh. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të kemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat