Alcantara ‘tradhton’ Barcelonën, mund të transferohet te Reali i Lopeteguit

Futboll

Alcantara ‘tradhton’ Barcelonën, mund të transferohet te Reali i Lopeteguit

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 18:27
Thiago Alcantara

Trajneri i ri i “Los Blancos”, ka bërë kërkesën e tij të parë për përforcimin e ekipit.

Thiago Alcantara që është rritur në shkollën e Barcelonës, skuadër me të cilën edhe e ka filluar karrierën si profesionist, mund të transferohet te Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar.

Spanjolli që luan te Bayern Munich prej vitit 2013, pëlqehet shumë nga trajneri Julen Lopetegui i cili i ka kërkuar Florentino Perezit t’ia transferojë 27-vjeçarin në Santiago Bernabeu.

Alcantara vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Bayerni ndërsa marrëveshja nuk do të ishte problem pasi raportet mes klubeve janë të mira duke parë edhe kalimin e James Rodriguez te bavarezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat