Bayer Leverkuseni ka konfirmuar transferimin e portierit Bernd Leno tek Arsenali.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi gjerman e ka falënderuar për shtatë vjetët e kaluar me ekipin.
Detajet e transferimit të portierit gjerman tek Arsenali ende nuk janë bërë të ditura, por sot është raportuar se ai është blerë për 22 milionë euro.