Nainggolan konfirmon emrin e skuadrës së re

Futboll

Nainggolan konfirmon emrin e skuadrës së re

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 21:13
Radja Nainggolan

Pretendohet se objektivi i Inter-it Radja Nainggolan i ka thënë tifozëve të Roma-s “shihemi në Milano”.

Mesfushori belg është përfolur për një transferim te Zikaltrit, ku ai do të ribashkohej me Luciano Spalletti-n.

Sot ai ka qenë në qendrën stërvitore të Roma-s, por është larguar pak përpara se të mbërrinte trajneri Eusebio Di Francesco.

Më pas, siç pretendon calciomercato.com, Nainggolan thuhet të ketë shkuar për drekë në një restorant pranë qendrës, ku ka folur me disa tifozë.

Faqja raporton se ai i ka thënë tifozëve “shihemi në Milano”, duke konfirmuar kështu një transferim tek Inter.

Inter pritet të paguajë rreth 20 mln euro për lojtarin belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat