Dushan Tadiçi tha se e njeh mirë Shaqirin, por si e bën krahasimin e tij me Sergejin?

Futboll

Dushan Tadiçi tha se e njeh mirë Shaqirin, por si e bën krahasimin e tij me Sergejin?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:13
Shaqiri

Futbollisti i përfaqësuese së Serbisë, Dushan Tadiç, ndryshe luan për ekipin e Southampton-it në Premier  League, ka thënë se e njeh mirë Xherdan Shaqirin. Prandaj, çdo pyetje sillet tani rreth Xherdan Shaqirit! Rreziku vjen nga Xherdan Shaqiri!

Serbia të premten në orën 20:00 luan kundër Zvicrës, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E në Kampionatin Botëror. Tadiç ka reaguar ashpër në lidhje pse Serbia duhet të ketë frikë nga Zvicra? “Kush thotë se ne jemi të frikësuar prej tyre?”, tha Tadiç. Gjithashtu, Tadiç mendon se rreziku më i madh është nga Shaqiri.

Tadiç nuk donte ta krahasonte Shaqirin me Sergein (Milinkoviq-Saviq).  “Shaqiri dhe Sergei nuk janë për t’u krahasuar, secili ka cilësinë e veta”. Tadiç e njeh mirë  Shaqirin që nga Premier League. “Ne do të përpiqemi ta mbyllim atë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Tadiç për Shaqirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat