Konfirmohet trajneri i ri i Chelseat

Futboll

Konfirmohet trajneri i ri i Chelseat

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:09
Chelsea

Kalidou Koulibaly pret të shohë futboll të bukur nga Chelsea nën drejtimin e Maurizio Sarri-t, por paralajmëron tifozët dhe klubin të tregohet i duruar pasi trajnerit i duhet kohë të implementojë filozofinë e tij.

Sarri pritet nga dita në ditë të zyrtarizohet si pasardhësi i Conte-s, teksa Koulibaly është i bindur se Napoli mund të fitojë diçka nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t.

“Chelsea mund të presë futboll të bukur pasi ai është një trajner shumë i mirë,” shprehet mbrojtësi për talkSPORT pasi Senegali mposhti 2-1 Portugalinë në Kupën e Botës.

“Jam i zhgënjyer për largimin e tij por tani kemi një trajneri të ri. Me të mund të fitojmë diçka.

“Shpresoj që ai të fitojë te Chelsea pasi është një trajner i mirë. por ai ka nevojë për kohë.

“Kështu që mendoj se duhet t’i jepet pak kohë pasi ai do të kërkojë të ndryshojë filozofinë e klubit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat