Vjen kritika e parë për Emery -n nga njeriu i besueshëm i Arsenalit

Futboll

Vjen kritika e parë për Emery -n nga njeriu i besueshëm i Arsenalit

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 19:37
Unai Emery

Përfundon aventura pas vetëm një sezoni!

Jens Lehmann nuk është më pjesë e stafit teknik të FC Arsenal. Klubi ka shpallur emrat e rinj, duke lajmëruar kështu edhe largimin e ish-portierit gjerman.

Arsyeja sipas Lehmann ka qenë Unai Emery. Trajneri spanjoll ka sjellë stafin e tij në Emirates, dhe mesa duket nuk ka pasur më vend për Lehmann.

Lehmann nuk harron të thumbojë trajnerin e ri të Arsenal nëpërmjet Twitter: “Të dashur tifozë të Arsenal. Më vjen keq që duhet të largohem përsëri pas vetëm një viti.

“Ishte një eksperiencë e bukur të isha pjesë e stafit teknik. Por mentaliteti i të pathyeshmëve të 2004-ës nuk duhet më në klub…”

Ishte Arsene Wenger ai që afroi Lehmann tek Arsenal gjatë verës së kaluar, por tani ai duhet të kërkojë një klub të ri për t’u formuar në profesionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat