Durmishi për testet mjekësore te Lazio

Futboll

Durmishi për testet mjekësore te Lazio

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 07:49
Riza Durmishi dhe Lionel Messi (Foto: Getty Images)

Lazio është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të majtë të Real Betisit, Riza Durmishi.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit shqiptar për 6.5 milionë euro.

Lojtari që e përfaqëson Danimarkën ndodhet në Itali dhe gjatë të enjtes do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore – bën të ditur Calciomercato.it.

Pos marrëveshje mes dy klubeve, edhe 24-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me klubin e tij të ardhshëm.

Në edicionin e kaluar, Durmishi shënoi dy gola dhe dhuroi tri asistime në 24 paraqitje në La Liga.

Ai u transferua te Betisi në vitin 2016 nga Brondby për dy milionë euro.

Durmishi rrjedh nga Akademia e klubit danez, ndërsa për ekipin senior ka luajtur gjatë viteve 2013-2016.

Njëherësh, mbrojtësi ka qenë pjesë e ekipeve të të gjitha grupmoshave të Danimarkës, ndërsa ka regjistruar edhe 23 paraqitje për ekipin A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat