Javier Pastore i bashkohet gjigantit italian

Futboll

Javier Pastore i bashkohet gjigantit italian

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 20:03
Javier Pastore

Raporte të ndryshme tregojnë se argjentinasi Javier Pastore është shumë afër Romës.

‘Giallorosët’ janë pajtuar që t’i paguajnë kampionëve të Francës 20 milionë euro për yllin argjentinas.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja për transferimin e Pastores në Romë është arritur sot pasdite.

Pastore pritet që nesër t’i kryejë testet mjekësore para se të zyrtarizohet si lojtar i Romës.

Kujtojmë se Pastore nga Serie A, konkretisht skuadra e Palermos ishte transferuar te PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat