Simeone masakron Sampaolin dhe Messin, mesazhi i tij po bën xhiron e botës

Futboll

Simeone masakron Sampaolin dhe Messin, mesazhi i tij po bën xhiron e botës

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 15:09
Diego Simeone

Diego Simeone nuk ia përton aspak trajnerit Sampaoli dhe Lionel Messit. Nuk dihet se si, por një mesazh audio i dërguar nga Simeone për besnikun e tij më të madh, ndihmësin German Burgos, ka përfunduar në radion spanjolle “El Transistor”.

Dy minuta koment i “Çolos” për ndeshjen katastrofike të Argjentinës ndaj Kroacisë.

“Kjo që po ndodh me Argjentinën është rezultat i saj që fatkeqësisht është bërë në 4 vitet e fundit. Anarshi, pa lider. Nuk ka përgjegjësi si nga drejtuesit, ashtu nga ai që drejton ekipin. Argjentina duhej të luante me Islandën me formacionin që hodhi në fushë ndaj Kroacisë. Duhej të bënte të kundërtën, me Kroacinë duhet të përdorte formacionin e Islandës. Skuadra është shumë keq, por shpresoj të gabohem dhe të kalojmë më tej”, – thotë Simone.

“Tani varemi nga Islanda, që nuk duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet që ka. Tani me siguri lojtarët po zihen me shkelma në dhomat e zhveshjes. Nuk mund të vazhdohet kështu. Le të flasim për portierin German, më thuaj të vërtetën: ka gabuar edhe më parë. Gaboi me Spanjën, me Italinë, kur unë të thashë: ‘çudi që nuk i shënuan. Nuk e kanë kuptuar që nuk bën një lek.

Në fund do të themi se lojtarët janë më të rëndësishmit. Ata kanë rëndësi 60%, jo 90%, sepse kur ne trajnerët bëjmë një m.., është me keq se kur lojtarët bëjnë një m… Trajneri ka të bëjë shumë në këtë proces.

Mesi është i zoti, por është e qartë se është kështu ngaqë është i rrethuar nga lojtarë të jashtëzakonshëm. Po të bëj një pyetje: kë do të zgjidhje për një skuadër normale mes Mesit dhe Ronaldos?’”.

Pas kësaj pyetjeje të Simeones nuk ka përgjigje, por retorika e formulimit të saj bën të kuptohet se përgjigja duhet të jetë në favor të portugezit.

Ky mesazh video po bën tashmë xhiron e botës. Kjo edhe për faktin se të gjithë duan “Çolon” në stolin e Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat