E pa zbuluar deri tani, Interi do të godas me blerjen që kushton 80 milionë euro

Futboll

E pa zbuluar deri tani, Interi do të godas me blerjen që kushton 80 milionë euro

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:50
E pa zbuluar deri tani, Interi do të godas me blerjen që kushton 80 milionë euro

Në editorialin e zakonshëm të TuttoMerkatoWeb, gazetari Enzo Bucchioni ka tërhequr një bilanc fillestar në tregun e Interit.

“Ne e dimë në që Interi po bën një skuadër të fuqishme.Ardhja e Asamoah, De Vrij, Lautaro Martinez dhe sidomos Radja Nainggolan i cili lojtari që Spalletti kishte pritur për një vit për t’a vendosur pas Icardi,t. Ausilio po bën shumë shitje të vogla për të marrë fitimet kapitale të nevojshme për të sjellë llogaritë brenda parametrave të Fair Play Financiar.”

“Në buxhetin e ri që nga korriku, megjithatë, diçka më shumë do të lejohet dhe Interi dëshiron të godas fuqishëm.Në bashkëveprim me Spalletin po hartohet strategjia për transferimin e Federico Chiesa nga Fiorentinba. Me babanë e lojtarit, siç e kemi shkruar tashmë, kontakti është më shumë se një muaj dhe propozimi është shumë interesant“.

Në kohën e duhur, kur llogaritë do ta lejojnë atë dhe momenti i tregut do të jetë i favorshëm, do të përpiqet të minojë rezistencat e Fiorentinës me një ofertë rreth tetëdhjetë milionë euro. Ndihma e madhe mund të vijë edhe nga Moska, nga paraqitjet fantastike të lojtarëve si Perisic ose Brozovic, apo edhe Vecino, mund të çojë në një fitim të madh kapital që do të riinvestohej tek Chiesa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat