Kovacic: Më mirë të largohem nga Real Madridi”

Futboll

Kovacic: Më mirë të largohem nga Real Madridi”

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:12
Mateo Kovacic

Mateo Kovacic ka dhënë një intervistë të sinqertë për MARCA-n, ku ka treguar për pritshmëritë që ka në sezonin e ri dhe Kroati si duket tashmë është duke planifikuar një largim nga Real Madridi.

”Dua të luaj më tepër dhe mbase është më mirë të largohem nga Real Madridi”, shprehet Mateo Kovacic.

Ka vetëm një arsye për vendimin e Kovacic dhe kjo arsye është minutazhi i luajtur: ”E dua futbollin dhe dua të jem në fushë, dua të kem shansin e të qenit titullar në një tjetër ekip. Nëse nuk luaj, nuk jam i lumtur.”

Mesfushori Madrilen, ashtu siç edhe ka rrëfyer në intervistën ekskluzive për të përditshmen MARCA në këtë të Shtunë ndaj gazetarit Juan Ignacio Garcia, është i bindur për largimin e tij. Kovacic e ka të qartë dhe duket se as Lopetegui nuk do e bëje që ai të ndryshoje mendim.

Mateo ka qenë shumë i lumtur në Madrid, por dëshiron të luaje më tepër. Në Bernabeu mendojnë se ‘8’ Kroate është një futbollist i të ardhmes, por ai e ka me nxitim. Intervista e kompletuar do të postohet gjatë ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat