Bëri simbolin e shqiponjës, Shaqiri: Jam i lumtur; Mitrovic: Pse refuzove Kosovën?

Futboll

Bëri simbolin e shqiponjës, Shaqiri: Jam i lumtur; Mitrovic: Pse refuzove Kosovën?

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 13:31
Xherdan Shaqiri

Goli i Xherdan Shaqirit në minutën e 90-të i dha fitoren Zvicrës kundër Serbisë. Pas ndeshjes Shaqiri është pyetur lidhur me simbolin e shqiponjës dhe ai është shprehur “ishte thjesht emocion. Futbolli gjithmonë të emocionon. Shikojeni dhe është thjesht emocion dhe asgjë më tepër. Jam shumë i lumtur që shënova gol. Mendoj se nuk duhet të flasim më për këtë”.

Ndërkohë në Twitter Shaqiri shkruajti se ishte fitore fantastike.

Ndërkohë Mitrovic, golashënuesi i vetëm i ndeshjes së mbrëmshme kundër Zvicrës komentoi kështu flamurin e Kosovës në një prej këpucëve e Shaqirit, – në këpucën tjetër ishte flamuri zviceran: “Nëse ai e donte kaq shumë Kosovën dhe vendosi flamurin, përse refuzoi shansin për të luajtur me  kombëtaren e tyre?”

Nga ana tjetër trajneri i kombëtares serbe, Mladen Krstajic preferoi ta kalojë në heshtje: “Nuk kam komente. Jam njeri i sportit dhe vetëm këtë dua të bëj”.

Fitorja  2- 1 ndaj Serbisë, vendosi Zvicrën në vendin e dytë të grupit E me 4 pikë. Në të njëjtin nivel me Brazilin, i cili mundi Kosta Rikën 2-0.

Në sfidën e ardhshme, Zvicra do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Serbia do të masë forcat me Brazilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat