Sampaoli ndryshon portierin titullar të Argjentinës

Futboll

Sampaoli ndryshon portierin titullar të Argjentinës

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 16:34
Blloku ne doren e Sampaolit

Do të jetë Willy Caballero viktima e parë luksoze për disfatën kundër Kroacisë.

Në Argjentinë nuk kanë më dyshime dhe për ndeshjen vendimtare kundër Nigerisë portieri titullar do të jetë Franco Armani, 31-vjeçari që luan me River Plate.

Portieri i dytë i Chelsea do të paguajë gabimin e rëndë të bërë te rasti i golit të parë për kroatët shënuar nga Rebic. Ndërkohë, gazeta “AS” ka fotografuar një bllok shënimesh në dorën e Sampaoli, ku pavarësisht nga kritikat, Messi mbetet në qendër të projektit.

Poshtë emrit të Messi është dikush që i fillon emri me “B”, mund të jetë Banega ose Biglia. Në letër lexohet një lojë 7 kundër 7 plus dy xhola.

Nga njëra anë janë Ansaldi, Fazio, Lo Celso, Meza, Dybala, Pavon dhe Aguero; ndërsa Salvio, Rojo, Tagliafico, Mascherano, Di Maria, Higuain dhe Perez ishin me ekipin tjetër. Messi dhe futbollisti i lartpërmendur me “B”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat