Alban Shabani nënshkruan për 3 vite me Llapin

Futboll

Alban Shabani nënshkruan për 3 vite me Llapin

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 17:40
Alban Shabani nënshkruan për 3 vite me Llapin

Sot kontratë profesionale me KF Llapin ka nënshkruar edhe mesfushori llapjan, Alban Shabani. Reprezentuesi i Kosovës U19 është prodhim i Llapit pasi e ka filluar tek Llapi që nga kategoritë e reja.

Alban Shabani, 18 vjeç, i lindur më 18.05.2000 në Podujevë. Mesfushori është pjesë e Llapit që nga fëmijëria, ndërsa së fundmi ishte pjesë e kategorisë së juniorëve dhe pas paraqitjeve të mira ai mori ftesën e Përfaqësueses së Kosovës U19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat