Prishtina niset me synim për të fituar

Futboll

Prishtina niset me synim për të fituar

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 11:47
Prishtina

Prishtina ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para nisjes për Gjibraltar.

Ndërsa me shumë vështirësi dhe me nga dy drejtime, skuadra sot merr rrugë për Gjibraltar, në vendin më të vështirëpër të udhëtuar. 

Megjithatë me shumë probleme, gjithçka është gati dhe sot nga ora 15 Prishtina niset nga kryeqendra në Tiranë nga do të udhëtoj në Londër e pastaj në Gjibraltar.

Prishtina do të vendoset në O’Callaghan Eliott Hotel, ndërsa të shtunën kthehet në kryqendrën tonë.

Po ashtu janë caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjet të cilën janë nga Portugalia, ndërsa delegati i ndeshjes nga Finlanda.

Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 18:00 dhe nuk ka njoftim që ka transmetim televiziv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat