Sot dy vite filluan punimet në stadiumin e Prishtinës, Ibër Alaj tregon se si po shkojnë punët

Futboll

Sot dy vite filluan punimet në stadiumin e Prishtinës, Ibër Alaj tregon se si po shkojnë punët

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 15:03
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë

Drejtori i departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport në MKRS, Ibër Alaj ka vizituar sot stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ku po vazhdojnë punimet për rinovimin e tij.

Sot janë bërë saktësisht dy vite që nga fillimi i punimeve të stadiumit të Prishtinës, por ende nuk është finalizuar i gjithë projekti.

Iber Alaj me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se kanë ndërmarrë masa shtesë për punimet në stadium.

Sot vizitova Stadiumin e qytetit në Prishtine ku zyrtarishtë kanë filluar punimet me 2016, për të parë nga afër ecurinë e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe hapjen e kanaleve pas dhënjes se pelqimit energjetik nga KEDS për vendosjen e trafos me kyçje te veçant sipas lejes ndertimore nga MMPH, duke ditur rëndësinë e projektit për futbollin e Kosovës MKRS-së dhe kompania realizuese e punimeve kemi nderrmarrë masa shtesë për perfundimin e projektit konform normave dhe standardeve te objekteve Sportive te futbollit kategoria e IV-katër sipas rregullorës së UEFA duke rritur dinamiken dhe kapacitetin për perfundimin me kohë te projektit, ka shkruar Alaj  në rrjetin social, Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat