Kur Kujtim Shala bëri horë klubin e njohur boshnjak

Futboll

Kur Kujtim Shala bëri horë klubin e njohur boshnjak

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2018 Në ora: 14:23
Kur Kujtim Shala bëri horë klubin e njohur boshnjak

Pjesa e 57-të (edicioni i pestë për Prishtinën 1987-88): Kujtim Shala mbahet mend për pesë gola që realizoi me 15 maj të vitit 1988 në stadiumin e Prishtinës. Ishte i vetmi futbollist nga gjenerata e artë e Prishtinës që realizoi pesë gola për një ndeshje dhe në njërën nga ligat më të forta të futbollit ish jugosllav. Para se të luanin me Sarajevën, Prishtina mori një pikë të madhe në Tuzëll, duke luajtur baras (1:1) me Sllobodën.

Pas kësaj ndeshje, në kuadër të javës së 30-të, Prishtina si vendas shkëlqeu me lojë sidomos Kujtim Shala që ishte si raketë për klubin e njohur boshnjak, Sarajevën. Shala ka qenë shënues i pesëfishtë dhe i siguroi fitoren bindëse Prishtinës me rezultat 5:2. Një fitore e madhe dhe një ditë e veçantë për Kujtim Shalën. Ditët e Kujtimit, të paharrueshme dhe që me lojën e tij e bëri horë Sarajevën. Nesër (me 5 korrik) do të lexoni se çfarë ndodhi në Podgoricë dhe në kryeqytet me Vojvodinën.  

Java 29

Me 8 maj

Partizani - Dinamo Z     2:1

Rijeka - Radniçki   2:1

Slloboda - Prishtina     1:1

Sarajeva - Hajduku       2:0

Buduçnosti - Sutjeska     2:2

Vojvodina - Osijeku       1:1

Velezhi - Radi          4:1

Çeliku - C. Zvezda    1:0

Vardari - Zhelezniçari  1:1

Tabela

 1.Velezhi         38 (48:24)

 2.Partizani      36 (47:30)

 3.C. Zvezda     36 (52:36)

 4.Slloboda       34 (44:30)

 5.Dinamo Z      34 (39:29)

 6.Vardari        32 (30:33)

 7.Rijeka        30 (29:27)

 8.Vojvodina     29 (38:41)

 9.Sarajevo      27 (30:34)

10.Hajduku        27 (37:43)

11.Buduçnosti     27 (32:38)

12.Radniçki    26 (39:39)

13.Zhelezniçari   26 (28:34)

14.Radi           26 (37:46)

15.Osijeku        25 (33:46)

16.Sutjeska      23 (33:41)

17. Çeliku         23 (27:38)

18. Prishtina      23 (33:47)

Java 30

Me 15 maj

Osijeku - Velezhi        2:1

Sutjeska - Vojvodina    2:0

Hajduku - Buduçnosti    1:2

Prishtina - Sarajeva     5:2

Radniçki - Slloboda      2:1

Dinamo Z - Rijeka       3:2

C. Zvezda - Vardari       2:0

Radi -  Çeliku        3:2

Zhelezniçari  - Partizani     3:3

Tabela

1.Velezhi         38 (49:26)

 2.C. Zvezda     38 (54:36)

 3.Partizani      37 (50:33)

 4.Dinamo Z      36 (42:31)

 5.Slloboda       34 (45:32)

 6.Vardari        32 (30:35)

 7.Rijeka        30 (31:30)

 8.Vojvodina     29 (38:43)

 9.Buduçnosti     29 (34:39)

10.Radniçki    28 (41:40)

11.Radi           28 (40:48)

12.Zhelezniçari   27 (31:37)

13.Hajduku        27 (38:45)

14.Sarajeva      27 (32:39)

15.Osijeku        27 (35:47)

16.Sutjeska      25 (35:41)

17.Prishtina      25 (38:49)

18. Çeliku        23 (29:41)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat