Gafa e Barças..! Njoftoi shitjen e mesfushorit, por e fshiu menjëherë

Futboll

Gafa e Barças..! Njoftoi shitjen e mesfushorit, por e fshiu menjëherë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 19:46
Paulinho

Barcelona njoftoi shumë gabimisht në platformën e medias sociale “Weibo” se kishte arritur marrëveshjen për shtijen e Paulinho te Guanghzou Evergrande, ndonëse postimi u fshi menjëherë më pas. Ky lajm u publikua bujshëm nga ‘Todomercado’. Sipas të njëjtit burim, postimi i klubit katalanas citonte se braziliani Paulinho do të bashkohej me klubin kinez fillimisht në formë huazimi por me transferimin përfundimtar të planifikuar të finalizohej në Janar. Shuma e transaksionit do të ishte 50 milionë euro dhe se do të ishte në arkën e Barças në merkaton e ardhshme dimërore.

Negociatat janë shumë të avancuara dhe Paulinho mund të largohet nga Barcelona pas vetëm pak ditësh. Nuk ka mbetur edhe shumë kohë për të zhvilluar tratativa pasi seksioni i merkatos në futbollin kinez skadon më datë 11 korrik. Klubi shpresonte të realizonte të gjithë dokumentacionin përfundimtar me qëllim finalizimin e transferimit që ditën e djeshme, por nuk arriti dot në kohë. Nëse gjithçka që menaxheri i brazilianit raporton është e vërtetë, atëherë Paulinho do të largohet nga Barça.

Paulinho ka rezultuar një sukses te Guanghzou Evergrande, edhe më parë, pasi arriti shumë shpejt të adhurohej nga tifozët kinezë.Te Barcelona ai performoi në nivele të kënaqshme por nuk arriti dot të siguronte gjithmonë një vend titullari ndaj dhe është i gatshëm për një transferim këtë merkato vere. Një transferim që do të shoqërohej gjithashtu me një rritje të konsiderueshme page për Paulinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat