Veprimi fisnik i Kluivert: “Ja pse zgjodha numrin 34…!”

Futboll

Veprimi fisnik i Kluivert: “Ja pse zgjodha numrin 34…!”

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 21:38
Justin Kluivert dhe Abdelhak Nouri

Një prej blerjeve më të bujshme të kësaj vere në Seria A, Justin djali i ish-sulmuesit të Milan, Patrick Kluivert, ka treguar sot arsyen e zgjedhjes së tij për të mbajtur veshur numrin e ri mbi fanellën e Romës, i porsablerë nga verdhekuqtë. Futbollisti 19-vjeçar ka vendosur të veshë të njëjtin numër si ai që mbante veshur ish-shoku i tij i skuadrës nga koha e Ajax, Abdelhak Nouri.

Nouri mbeti viktimë e një goditje të rëndë shëndetësore gjatë një ndeshje miqësore verore kundër Werder Bremen më datë 8 korrik të vitit të kaluar. “Lutjet e mia dhe numri në fanellë për ty, shoku-vëlla që më ke mësuar shumë”, sqaron në postimin e tij Kluivert në “Instagram”. Një veprim fisnik nga ana e holandezit ndaj mikut të tij, për të cilin nuk ka ndalur së menduari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat