Juventus në negociata me Real Madridin, ja ku është Ronaldo

Futboll

Juventus në negociata me Real Madridin, ja ku është Ronaldo

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 08:13
Cristiano Ronaldo

Juventus dhe Real Madrid janë në negociata për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Kurse, sulmuesi portugez gjendet me pushime në Greqi në pritje të lajmeve të reja nga Spanja.

“Sky Sport” raporton se Ronaldo gjendet në Greqi ku ka një aeroplan privat me të cilin në çdo moment është i gatshëm të niset për në Itali për të kompletuar transferimin në Juventus.

Ronaldo ka vendosur të largohet nga Real Madrid dhe dëshiron të nënshkruajë me skuadrën kampione nga Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat