“Liverpool do ta shet Salahun për 200 milionë funta”

Futboll

“Liverpool do ta shet Salahun për 200 milionë funta”

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:38
Mohamed Salah

Ish mesfushori i Reds beson se skuadra e Jurgen Klopp nuk janë duke e “shitur klubin”, por do të lejonin që një aset i tyre të shitej nëse ka çmim të duhur

Liverpool mund të këtë lidhur kontratë për pesë viteë me Mohamed Salah, por John Barnes thotë se ata do ta shisnin atë për 200 milionë funte (266 milionë dollarë) nëse Real Madrid ofron kaq.

Reds u duken se janë të pasigurt për të ardhmen e egjiptianit duke ripërtërirë kontratën e tij me kushte shumë më të mira.

Salah gjithmonë ka thënë se është i lumtur në Anfield me të cilën skuadër shënoi 44 gola në debutimin e tij në Merseyside.

Barnes, megjithatë, ka theksuar se kur janë në pyetje paratë atëherë ndryshon tregu i transferëve me Madridin që tashmë është duke i ndarë rrugët me Cristiano Ronaldon dhe se klubi spanjoll do të detyrohet të blejë për ta ringritur.

“Nënshkrimi i kontratës se re të Salah nuk do të thotë që tani Liverpool nuk janë klub që shesin. Çdo klub është klub që shet. Nëse Real Madrid i ofron 200 milionë funte për Salah atëherë Liverpool do ta shes atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat