Kane: Duam të bëjmë krenar vendin tonë

Futboll

Kane: Duam të bëjmë krenar vendin tonë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 19:00
Harry Kane

Harry Kane ka shprehur lumturinë pas fitores ndaj Suedisë në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Anglisë ka arritur gjysmëfinalen e botërorit, pas fitores 2:0 ndaj Suedisë.

“Ne e dimë se para nesh ka ndeshje të mëdha: gjysmëfinalja”, ka deklaruar Kane.

“Por ne po ndihemi mirë, po ndihemi të sigurt”.

“Duhet ta bëjmë këtë përsëri. E di që tifozët këtu, dhe ata që na ndjekin nga Anglia, do t’i shikojnë disa video më vonë, sepse tani janë duke festuar. Ne vetëm duam të bëjmë krenar vendin tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat