Werderi i kërkon Rashicës të buzëqesh në fotografi, ylli i Kosovës vjen me përgjigje epike

Futboll

Werderi i kërkon Rashicës të buzëqesh në fotografi, ylli i Kosovës vjen me përgjigje epike

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 19:41
Milot Rashica

Pushimet për Milot Rashicën kanë përfunduar.

Pas disa ditë qëndrimi në vendlindje, ylli i Përfaqësueses së Kosovës është rikthyer në Bremen, për të filluar përgatitjet me skuadrën e tij për sezonin e ri.

Ka mjaftuar një fotografi e publikuar nga Rashica në llogarinë e tij në Instagram, për të hapur një bashkëbisedim qesharak me faqen zyrtare të Werder Bremen.

“I lumtur që kam rikthyer”, ka shkruar Rashica, postim të cilit i ka bashkëngjitur edhe një fotografi.

Është faqja e Werder Bremen që i ka reaguar duke i kërkuar që lumturinë ta shfaq duke buzëqeshur.

Epike ka qenë përgjigja e Rashicës, që thotë se nuk ka kohë për buzëqeshje, pasi është koha për të punuar, për t’u përgatitur për sezonin e ri të Bundesligës që fillon në fund të muajit gusht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat