Taulant Xhaka në Sevilla, nëse largohet N’Zonzi

Futboll

Taulant Xhaka në Sevilla, nëse largohet N’Zonzi

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 07:23
Taulant Xhaka

Arsenali thuhet se është duke e kërkuar francezin Steven N’Zonzi nga Sevilla dhe nëse ndodh ky skenar, mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka mund të përfundojë në Sevilla

Arsenali është skuadra e fundit që është duke e kërkuar Steven N’Zonzin nga Sevilla.

Sipas Sky Sports dhe Daily Express, Arsenali është në negociata për mesfushorin shkatërrues që për momentin është me Kombëtaren franceze në Rusi.

N’Zonzi kishte rinovuar me Sevillën në janar dhe klauzola e tij është 40 milionë euro, por nëse ai e dëshiron që të largohet atëherë mund të largohet për shuma më të vogla.

Trajneri i ri i Arsenalit është një tifozë i madh i N’Zonzit dhe thuhet se ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta sjellin atë në Emirates.

Nëse ndodh kjo, sipas mediave spanjolle, atëherë Sevilla do ta kërkojë Taulant Xhakën e Baselit ose Rodrigo Battaglia e Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat