Reali bën tjetër lëvizje para transferimit të Ronaldos te Juve

Futboll

Reali bën tjetër lëvizje para transferimit të Ronaldos te Juve

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 10:24
Cristiano Ronaldo

Raportohet se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të rrisë çmimin për shitjen e Cristiano Ronaldos, por këtë do ta paguajë Juventusi që tashmë është marrë vesh me lojtarin.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se klubet janë marrë vesh për transferimin 100 milionë eurosh të portugezit drejt Italisë, por Perez me një lëvizje të fundit dëshiron të përfitojë më shumë para konfirmimit të marrëveshjes.

Presidenti i Realit po ashtu raportohet se ka kërkuar nga Ronaldo që publikisht të marrë vetë përgjegjësinë e transferimit.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit kishte kaluar te “Los Blancos” më 2009, duke fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj të La Ligës. Ai është tash golashënuesi më i mirë në histori të Realit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat