Real kërkon të shkëmbejë Bale me Lukaku

Futboll

Real kërkon të shkëmbejë Bale me Lukaku

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 20:24
Romelu Lukaku

Real Madrid kërkon të sulmojë në merkaton e verës.

Dhe ylli i Botërorit Romelu Lukaku është në krye të listës së dëshirave. Por për të marrë belgun duhet të heqë dorë nga një yll i ekipit.

Sipas gazetës së famshme për lajme të bujshme, Don Balon, koha e Gareth Bale ka mbaruar pas pesë viteve te Los Blancos. Ai raportohet se do të rikthehet në Premier League.

Ndërkohë, trajneri i Manchester United Jose Mourinho është gati të bëjë sakrifica për të marrë lojtarin e dëshiruar prej shumë kohësh, Bale.

Por për të marrë shërbimet e uellsianit, do t’i duhet të heqë dorë nga Romelu Lukaku, i cili ka shkëlqyer në Kupën e Botës me Belgjikën.

Në Madrid Lukaku do të shtonte konkurrencën për një vend në qendrën e sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat