A do të largohet Conte nga Chelsea – e konfirmon vëllai i tij

Futboll

A do të largohet Conte nga Chelsea – e konfirmon vëllai i tij

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 20:51
Antonio Conte

Vëllai i Antonio Contes ka lënë të kuptohet se Antonio Conte edhe për sezonin 2018/19 do të jetë pjesë e Chelseat.

Skuadra e Chelseat ka nisur dje fazën përgatitore për sezonin e ri 2018/2019, por në grumbullim kanë qenë shumë pak lojtarë dhe mbi të gjitha ka munguar trajneri, Antonio Conte.

Conte është pritur se do të zëvendësohej nga Maurizio Sarri, por tanimë duket se sipas të gjitha gjasave italiani do të qëndrojë te klubi.

Sipas vëllait të Contes, Daniele, Chelsea pritet që edhe në sezonin 2018/19 të vazhdojë me trajnerin italian.

Në një foto të publikuar në Instagram, vëllai i Contes ka shkruajtur “Forca Chelsea, Forca ekipi i Contes! Chelsea 2018/19”, duke lënë të kuptohet se italiani edhe për një vit do të jetë në Stamford Bridge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat