Atletico refuzon ofertën e parë të Interit për Vrsaljkon

Futboll

Atletico refuzon ofertën e parë të Interit për Vrsaljkon

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 22:08
Antoine Griezmann duke festuar golin e tij ndaj Sevillas me Sime Vrsaljko (Foto: Getty Images)

Interi është duke u përpjekur të sigurojë shërbimet e Sime Vrsaljkos.

Por, problemi i vetëm është se Atletico Madridi nuk po pranon ofertën e tyre huazim me të drejt blerje.

Sipas AS, zikaltrit janë takuar tashmë me përfaqësues të mbrojtësit kroat dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

Ndërsa dëshira e tyre është ta transferojnë ata para se të përfundojë aventura e tij në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Por, është Atletico që ka hedhur poshtë idenë fillestare huazim me të drejt blerje, ata duan së paku blerje të obligueshme.

E gjitha kjo situatë është duke u monitoruar nga Napoli dhe Roma që janë të gatshëm të bëjnë ofertën e tyre për ish-mbrojtësin e Sassuolos.

Vlen të theksohet se Vrsaljko ka bërë paraqitje të mira në Botëror, duke i ndihmuar kështu Kroacisë arritjen në gjysmëfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat