Çmendet PSG, bën ofertë 270 milionë euro për yllin e Barcelonës

Futboll

Çmendet PSG, bën ofertë 270 milionë euro për yllin e Barcelonës

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:30
Futbollistët e Barcelonës

Paris Saint-Germaini e ka kërcënuar Barcelonën përsëri. Vetëm një vit pasi ia rrëmbeu Neymarin duke e paguar klauzolën e tij prej 222 milionë euro – klubi parisien, i cili i takon sheikut nga Katari – duket i gatshëm të peshkojë, apo të paktën të përpiqet, në “Camp Nou” përsëri.

PSG ka bërë ofertë në vlerë 270 milionë euro për Philippe Coutinhon, raporton e përditshmja katalonase “Mundo Deportivo”.

Coutinho ka klauzolë lirimi në vlerë 400 milionë euro në kontratën e tij me Barçën, por PSG-ja ofertën ia ka bërë njërit prej agjentëve të brazilianit, dhe kjo drejtpërdrejt Barcelonës.

Drejtuesit e kampionit të Ligë 1 duan që të negociojnë drejtpërdrejt me drejtuesit e gjigantit katalonas, duke e ndjekur të njëjtën politikë si në rastin e Neymarit.

Neymar, i cili iu bashkua PSG-së verën e kaluar, është miq i ngushtë i Coutinhos dhe synimi i klubit francez është t’i bashkojë ata në një klub.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, dëshiron ta kënaqë Neymarin duke ia sjellë në skuadër shokun e ngushtë në mënyrë që ta parandalojë transferimin e tij në Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat