Presidenti i FFK-së me bashkëpunëtorë bënë homazhe te varri i ish-presidentit Vokrri

Futboll

Presidenti i FFK-së me bashkëpunëtorë bënë homazhe te varri i ish-presidentit Vokrri

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:42
Presidenti i FFK-së me bashkëpunëtorë bënë homazhe te varri i ish-presidentit Vokrri

Në njëmujorin e vdekjes së legjendës së futbollit dhe presidentin të FFK-së, Fadil Vokrri, sot pikërisht në orën 9.00, ku edhe ka ndërruar jetë i ndjeri, presidenti i posazgjedhur i FFK-së, z. Agim Ademi së bashku me bashkëpunëtorë sot bënë homazhe dhe vunë lule të freskëta mbi varrin e ish-presidentit Vokrrit. Me këtë rast presidenti i ri z. Ademi tha se figura shumë komplekse e ish presidentit Fadil Vokrri, do të kujtohet me pietet dhe sa të ketë njerëz në këtë botë nuk do të harrohet.

Image

Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha

Unë bashkë me të tjerët zotohemi se do të shkojmë rrugës së lavdishme që ai ka ndërtuar dhe do të punojmë fortë për të mirën e futbollit të Kosovës. Do ta ruajmë me fanatizëm trashëgiminë që na ka lënë dhe kudo do të jemi krenar duke marrë forcë nga kujtimi për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat