Habit trajneri italian: Ronaldon do të luaj edhe katër vite...

Futboll

Habit trajneri italian: Ronaldon do të luaj edhe katër vite...

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:45
Habit trajneri italian: Ronaldon do të luaj edhe katër vite...

Ish-trajnerit kampion bote i kombëtares së Italisë dhe Juventusit, Marcello Lippi, ka folur në lidhje me transferimin e Ronaldos në Seria A, pranë klubit të Juventus. 

Lippi ka thënë se do të ishte diçka fantastike nëse kjo do të ndodhte dhe se lojtarët e tjerë te Juventus duhet të jenë të lumtur. 

“Lojtarët e Juventusit janë të zgjuar. Ata e dinë se Ronaldo nuk mund të ketë të njëjtën pagë si të tjerët, sepse edhe produkti i tij është krejt tjetër, çka e ka treguar në dekadën e fundit. Fakti ekonomik bëhet i fundit i problemeve" ka deklaruar Lippi. 

"Ai do të luajë edhe tri apo katër vite në nivele të larta, ndaj duhet të jemi të lumtur. Nëse ai vjen te Juventusi, jam i sigurtë se do të pasohet edhe nga të tjerë kampionë. Ne duhet të jemi të lumtur, sepse do t’i japë të tjera nuanca Seria A, do ta rikthejë kampionatin italian në lartësitë e dikurshme në Europë”. ka shtuar më pas ai.

Natyrshëm, një pyetje teknike nuk mund të mungonte për Lippin: Ku do të luajë Ronaldo në formacionin e bardhezinjve? Përgjigjia është e qartë: “Ai është një sulmues dhe ka një përqindje të jashtëzakonshme të shënimit të golave”.

Në mbyllje të intervistës për “Radio Anch’io”, Marcelo Lippi bën një parashikim edhe për fituesin e Kupës së Botës, që po zhvillohet në Rusi prej 14 qershorit: “Nëse kjo është një lojë, unë them Belgjika!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat