Si ra Prishtina në Banjallukë, lëshoi rastin historik?

Futboll

Si ra Prishtina në Banjallukë, lëshoi rastin historik?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:01
KF Prishtina 1987

Pjesa e 60-të (edicioni i pestë për Prishtinën 1987-88): Prishtina ka qenë shumë afër finales së madhe të Kupës së Marshall Titos (ish Jugosllavia) në vitin 1988. Për një fije të flokut ishin eliminuar nga garat e Kupës dhe nuk u kualifikuan në finale në vitin 1988. Në të 16-ën e finales së Marshall Titos, Prishtina e deklason me rezultat 3:0 Radniçkin në Kragujevc dhe kualifikohet në të tetën e finales.

Rivali i radhës Iskra nga Bugojno. Në Bugojno barazuan me rezultat 1:1, kurse në Prishtinë fituan me 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 shkuan në çerekfinale. Prishtina bëri senzacion në çerekfinale sepse midis Mostarit e kishte mundur me 2:1 Velezhin, kurse në kryeqytet barazuan 0:0. Prishtina me rezultat të përgjithshëm 2:1 u kualifikuan në gjysmëfinale, ku sipas shortit takohet me Borcin e Banjallukës.

Në Prishtinë barazuan 1:1 me Borcin (Muharrem Sahiti humbi penalltinë) dhe në Banjallukë luajtën 0:0, por me penallti Borci fitoi me 4:1 dhe futet në finale ku kishte mundur në Beograd edhe Cërvena Zvezdën me 1:0. Një skuadër e Ligës së Dytë Perëndimore të ish Jugosllavisë, si Borci fitoi Kupën e Marshall Tito. Nesër (me 10 korrik) do të lexoni se si e nisi Trepça edicionin në Ligën e Parë të ish RSFJ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat