Enrique trajneri i ri i Spanjës

Futboll

Enrique trajneri i ri i Spanjës

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:36
Enrique trajneri i ri i Spanjës

Spanja edhe zyrtarisht e ka emëruar Luis Enriquen në postin e trajnerit të ekipit kombëtar. Enrique, ish-trajner i Barcelonës dhe ish-lojtar i Real Madridit, do të jetë trajner i ri i Spanjës. Bordi i Drejtorëve i Federatës së Futbollit të Spanjës ka vendosur në mënyrë unanime ta emërojë Enriquen në postin e trajnerit.

Enrique ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Spanjën, e cila nuk ka klauzolë anulimi dhe ai do të vijë në krye të Spanjës bashkë me stafin që do ta zgjedhë vetë.  Emërimi i Enriques vjen pak ditë pasi Fernando Hierro e la postin e trajnerit pas eliminimit nga Kupa e Botës në Rusi. 

Hierro nuk qëndroi as dy javë në bankën e Spanjës, pasi ishte emëruar pas shkarkimit tronditës të Julen Lupeteguit në prag të fillimit të Botërorit në Rusi. 

Lopetegui ishte shkarkuar pasi kishte arritur marrëveshje me Real Madridin pa dijenin e Federatës Spanjolle të Futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat