Ademi bisedon me përzgjedhësin Challandes

Futboll

Ademi bisedon me përzgjedhësin Challandes

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:30
Ademi bisedon me përzgjedhësi Challandes

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, sot, priti në takim pune përzgjedhësin e Kombëtares “A”, z. Bernard Challandes, i cili po shoqërohej nga ndihmësi i tij z. Ramush Gashi, e ku ishte i pranishëm edhe z. Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së  Përzgjedhësi Challandes, duke uruar presidentin Ademi për marrjen e detyrës shpalosi edhe njëherë plan-programin zhvillimor të Kombëtares “A”, me theks të veçantë për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, që fillojnë në shtator të këtij viti. Ndërkaq, presidenti Agim Ademi shprehu edhe një herë besimin ndaj përzgjedhësit dhe punës së tij, duke thënë se në asnjë moment nuk do të mungojë përkrahja e tij dhe e KE-së, sepse FFK-ja është shumë e interesuar për një Kombëtare të fortë e konkurruese dhe jo të jetë vetëm pjesëmarrëse në evenimentet evropiane e botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat