Buffon: Nuk do të befasohesha po ta shihja Ronaldon te Juventusi

Futboll

Buffon: Nuk do të befasohesha po ta shihja Ronaldon te Juventusi

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 22:14
Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon

Portieri italian Gianluigi Buffon dhe ish kapiteni i Juventusit sapo ka nënshkruar për Paris Saint Germainin.

Ai pos aventurës së re dhe angazhimit në skuadrën franceze, ka folur edhe rreth spekulimeve të fundit për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Ky i fundit pritet që brenda muajit të kaloj në radhët e gjigantit italian, Juventusit, dhe kjo gjë nuk do ta çudiste gardianin e kampionit francez.

“Unë nuk do të isha i befasuar ta shihja Ronaldon në Juventus, do të më bënte të lumtur, sepse kjo është ajo që bota e Juventusit ka nevojë, të gjej idhuj të rinj dhe t’i lartësoj”, tha Buffon gjatë një interviste me “Sky Sport”.

Portieri, i cili u prezantua të hënën në Paris si një lojtar i ri i PSG-së, gjithashtu shpjegoi se nuk do të shqetësohej nga fakti nëse Ronaldo nuk do të konfirmohej si lojtar i ri i bardhezinjve.

Deklaratat e portierit të ri të PSG-së zhvillohen në një moment që mediat flasin gjithnjë e më shumë për nënshkrimin e mundshëm të Ronaldos për Juventusin, i cili sipas medias ndërkombëtare mund të jetë i afërt.

Juventusi do të paguajë njëqind milionë euro Real Madridin dhe do t’i ofrojë portugezit një kontratë katërvjeçare në këmbim të 30 milionë eurove neto për sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat