Zyrtare: Jack Wilshere transferohet te West Ham United

Futboll

Zyrtare: Jack Wilshere transferohet te West Ham United

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 00:04
Jack Wilshere

Jack Wilshere më në fund ka braktisur radhët e klubit londinez të Arsenalit.

Idhulli i shumë tifozëve të Gunners, ka arritur marrëveshje trevjeçare me skuadrën e West Ham Unitedit.

Mesfushori u largua nga Topçinjtë pasi marrëveshja përfundoi në fund të qershorit dhe trajneri i ri Unai Emery nuk mund t’i premtonte atij një vend në formacionin titullar.

Wilshere, i cili ka luftuar me lëndimet në sezonet e fundit, kishte qenë në huazim në Bournemouth përpara se të kthehej në Arsenal në një përpjekje për të fituar një vend në skuadrën e kombëtares angleze në Kupën e Botës.

Megjithatë, 28-vjeçari nuk arriti të bind trajnerin e Gareth Southgatet, pavarësisht 34 paraqitjeve të mëparshme me “Tre Luanët” dhe realizimit të dy golave.

Theksojmë se 26-vjeçari deri më tani kishte pasur 125 paraqitje duke shënuar shtatë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat