Sot mund të jetë dita vendimtare për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.
Cristiano Ronaldo sot mund të konfirmohet si futbollist i ri i Juventusit.
“Sky Sport” raporton se menaxheri Jorge Mendes sot do të takohet me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për të sqaruar të gjitha detajet në lidhje me largimin e sulmuesit portugez nga Santiago Bernabeu.
Po ashtu, sot është dita e mbledhjes së bordit të Real Madridit ku pritet të konfirmohet vendimi i Ronaldos për largim nga klubi.
Ronaldo ka vendosur të kalojë një sfidë të re dhe tashmë ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.