Belgjika përballet me Francën shumë të fortë

Futboll

Belgjika përballet me Francën shumë të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2018 Në ora: 11:40
Ilustrim

Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Olivier Giroud, Paul Pogba etj. me kombëtaren e Francës synojnë finalen e madhe të Kampionatit Botëror  - “Rusia 2018”. Në taborin e Belgjikës mbretëron optimizëm i madh se do të kalojnë edhe Francën.

Belgjika ka ekip të jashtëzakonshëm në krye me Romelu Lukakun, Eden Hazardin, Kevin De Bruynen etj. dhe me Belgjikën besojnë e shpresojnë në lojë të mirë sidomos janë të trimëruar pasi eliminuan Brazilin, pesë herë kampionin e botës.  Ndeshja e gjysmëfinales Francë-Belgjikë do të luhet në stadiumin St. Petersburg, duke filluar në orën 20.00. Bastet e favorizojnë Francën. “Bwin” e ka koeficientin 2.50 për fitoren e Francës, 3.20 për barazim dhe 2.95 për triumfin e Belgjikës.

“Bet365”favorizon Francën me koeficientin 2.54, kurse për barazim 3.25 dhe për fitoren e Belgjikës e ka 3.10. “Eurolloto”  ka koeficientin 2.55 për fitoren e Francës, për barazim 3.10 dhe për triumfin e Belgjikës 2.90. Gjithçka do të shihet sonte (20.00) në mbrëmje se cila do të jetë në finalen e madhe, ani se Franca hiqet favorite ndaj Belgjikës, ku luan edhe futbollisti shqiptar Adnan Januzaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat