Hazard nuk fsheh simpatinë që ka për Realin

Futboll

Hazard nuk fsheh simpatinë që ka për Realin

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 15:37
Eden Hazard

Ylli i kombëtares belge nuk fsheh simpatinë që ka për Real Madridin. Eden Hazard edhe njëherë me radhë ka ngjallur spekulimet për një kalim të mundshëm të tij te Real Madridi.

Futbollisti i Chelseat, po shkëlqen me Belgjikën në Kupën e Botës dhe paraqitjet e tij të mira mund të ndikojnë që Real Madridi të interesohet edhe mëshomë për të.

“Tash për tash jam mirë te Chelsea dhe mbi të gjitha askush nuk ka bërë ndonjë ofertë për mua”, ka thënë Hazard për BeIn Sports.

“E di se kam thënë që Zinedine Zidane është special, por fanella e Realit është speciale si me të ashtu edhe pa të, pasi ata janë një klub që të bëjnë të ëndërrosh”.

“Unë jam mirë te Chelsea dhe e ardhmja nuk më shqetëson”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat