Trepça e nisi furishëm në vitin 1977, heshti Mostarin dhe Zenicën

Futboll

Trepça e nisi furishëm në vitin 1977, heshti Mostarin dhe Zenicën

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2018 Në ora: 17:52
Trepça e nisi furishëm në vitin 1977, heshti Mostarin dhe Zenicën

Pjesa e 61-të (Trepça në elitën e futbollit ish jugosllav 1977-78):

Në vitin 1977, për herë të parë një skuadër nga Kosova, u bë anëtare e elitës së futbollit ish jugosllav. Ishte një gëzim i madh dhe i papërshkrueshëm për të gjithë dashamirët jo vetëm në Kosovë, por kudo që jetoni e veproni shqiptarët. Trepça në elitë, festë në Mitrovicë dhe në Kosovë. Sipas disa të dhënave, nëse nuk është harruar ndonjë emër, pjesë e Trepçës kanë qenë: Ilija Savoviq, Mishko Stoliq, Fisnik Ademi, Milan Baçvareviç, Dragan Miletoviq, Ramadan Cimili, Miodrag Radojeviq, Dushan Rashiq, Fikret Gërboviç, Erdogan Celina, Dragolub Lilak, Dragomir Mutibariq, Zoran Buha, Hasan Shasivari, Adnan Zekiri, Rafet Prekazi, Albert Cvetiniq, Lubomir Radeviq, Ratomir Mushikiq, Momir Karaxhiq, Branisllav Markov, Enver Gusinac, Vahedin Ajeti, Sabit Dallku, Petar Mërgja, Lubomir Bakmaz, Zoran Blazhiq dhe Dragan Mrkiq. Ndeshja e parë e Trepçës me 14 gusht të vitit 1977, në stadiumin në Mostar dhe barazoi 1:1 me Velezhin. Një start i jashtëzakonshëm i Trepçës kur i shtohet edhe fitorja me rezultat 1:0 kundër Çelikut nga Zenica, në takimin që u luajt me 21 gusht në Mitrovicë. Dy ndeshje dhe tri pikë, bënë të gjithë krenarë. Ky fillim i mirë nuk vazhdojë në javët e ardhshme. Nesër (me 11 korrik) do të lexoni se çfarë bëri Trepça në Podgoricë dhe në Mitrovicë me Hajdukun?  

Java 1

Me 14 gusht - 1977

Borci (B) – Sarajeva      2:1 (1:0)

Buduçnosti - OFK Beogradi          1:0 (0:0)

Çeliku - Crvena Zvezda         2:2 (1:2)

Hajduku - Dinamo (Z)      2:1 (2:0)

Rijeka - Osijeku             1-2 (1-1)

Zagreb - Radniçki         0-0 (0-0)

Partizani  - Olimpia   2:1 (1:0)

Slloboda  - Vojvodina   2:1 (0:0)

Velezhi - Trepça 1:1 (0:0)

Java 2

Me 20 gusht

Crvena Zvezda – Buduçnosti   4:3 (3:0)

Vojvodina - Velezhi        2:1 (1:1)

Me 21 gusht

Sarajeva - Rijeka             0:0 (0:0)

Osijeku - Slloboda      2:1 (0:1)

Zagrebi – Partizani   0:0 (0:0)

OFK Beogradi - Hajduku    1:4 (0:0)

Olimpia  - Borci (B)   3:1 (1:0)

Radniçki - Dinamo    0:0 (0:0)

Trepça – Çeliku    1:0 (1:0)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat