Fjalët emocionuese të Ramos për Ronaldon: Ke fituar vend special në historinë e Real-it

Futboll

Fjalët emocionuese të Ramos për Ronaldon: Ke fituar vend special në historinë e Real-it

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 18:19
Ramos dhe Ronaldo

Përmes një komunikate për media Real Madrid sot ka konfirmuar largimin e Cristiano Ronaldo-s nga ekipi i tyre duke kaluar kështu në Juventus.

Pas kësaj, mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos ka reaguar në rrjetet sociale me disa fjalë shumë emocionuese lidhur me Ronaldon.

Ramos ka theksuar se Ronaldo tashmë ka fituar një vend special në historinë e Realit.

“Cristiano, golat e tu, numrat tuaj dhe gjithçka që kemi bërë së bashku flasin vetë. Ti ke fituar një vend special në historinë e Real Madrid-it. Si madrilenë do të kujtojmë gjithmonë ty. Ka qenë kënaqësi të luaj përkrah teje. Shumë përqafime dhe fat të mbarë”, ka shkruar Ramos.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat