Ronaldo zyrtarisht te Juventusi për një shifër rekorde

Futboll

Ronaldo zyrtarisht te Juventusi për një shifër rekorde

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 18:27
Ronaldo zyrtarisht te Juventusi për një shifër rekorde

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka finalizuar transferimin e tij sensacional nga Real Madridi tek Juventusi për një shumë rekorde. Portugezi i është bashkuar kampionëve të Serie A për 105 milion euro dhe ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me 30 milionë euro në sezon.

Ai është kthyer në blerjen më të shtrenjtë të klubit, si dhe lojtarin më të paguar. Ai largohet pas 9 viteve në Bernabeu, ku ka shënuar 450 gola. 33-vjeçari raportohet se ishte i pakënaqur me kontratën aktuale te Real dhe tani do të veshë fanellën me numër 7 te “Zonja e Vjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat