Këto janë statistikat e mahnitshme të Ronaldos

Futboll

Këto janë statistikat e mahnitshme të Ronaldos

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 20:34
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo sot kalojë nga Real Madridi në Juventus për 105 milionë euro

Siç ka lajmëruar klubi i Juventusit, ata do ta paguajnë këtë çmim brenda dy viteve, derisa Ronaldo do të përfitojë në Torino 30 milionë euro të pastra në sezon.

Por, shikoni këto statistika të mahnitshme të tij.

- Cristiano Ronaldo ka shënuar 658 gola gjatë karrierës se tij personale si për klubin ashtu edhe për vendin e tij. Ai është golashënuesi më i mirë në histori te Real Madridit (450 gola) dhe Portugalisë (85 gola)

- Asnjë lojtarë i Kombëtare të Europës nuk ka shënuar gola më shumë se Ronaldo për Kombëtare (85), një më shumë se Ferenc Puskas (84).

- Cristiano Ronaldo është lojtari më i vjetër që ka shënuar het trik në një Botëror, me yllin portugez që kishte 33 vjet dhe 130 ditë kur shënoi het trikun e fundit të Spanjës – ai para tij ishte Rob Rensenbrink në qershor të vitit 1978  për Holandën kundër Iranit (30 vjet e 335 ditë)

- Ai shënoi golin e 10 kundër Juventusit – skuadrës që ju bashkua në verë. Të gjitha këto gola u shënuan në Ligën e Kampionëve, që do të thotë se ajo është skuadra që ai ka shënuar më se shumti kundër saj.

-Që nga sezoni 2009-10 (sezoni i tij i parë në Real Madrid), vetëm Lionel Messi (329) ka shënuar më shumë se Ronalo në top pesë ligat e Europës. Ronaldo ka shënuar 311.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat