Isufi: Nuk kishte shumë dallim mes skuadrave, pësuam nga gabimet

Futboll

Isufi: Nuk kishte shumë dallim mes skuadrave, pësuam nga gabimet

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 23:43
Bekim Isufi

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, ka folur pas ndeshjes me Malmon, ku skuadra e tij humbi 3-0.

Ai tha se nuk kishte shumë diferencë mes skuadrave dhe se gabimet vendosën ndeshjen.

“Nuk ishte rezultati real, ka të bëjë me eksperiencën e Malmos. Na dënuan nga gabimet që i bëmë. Ne krijuam shumë raste të pastra. Këtu është dallimi në mes ekipeve që kanë përvojë dhe atyre që nuk kanë. Por, edhe kualiteti ishte në anën e tyre”.

“E kemi ditur që kur e humbim topin, këto ekipe të ndëshkojnë. Në përgjithësi mund të them se nuk ka pasur ndonjë dallim në mes të ekipit të Dritës dhe atij të Malmos”.

“Ne nuk kemi ndryshuar dhe nuk do të ndryshojmë, pavarësisht rezultatit. Edhe në ndeshjen e kthimit duhet t’i qasemi në atë mënyrë që jemi mësuar. Jo të shkojmë ta përmbysim rezultatin, pasi kjo do të jetë e vështirë”.

“Nuk diskutohet që do të hasim në vështirësi edhe më të mëdha në ndeshjen e kthimit. Koncentrimi e bën të veten në ndeshjet e këtij niveli”, ka thënë  Bekim Isufi për Supersport pas ndeshjes.

Drita pas një jave udhëton në Malmo ku do ta zhvillojë ndeshjen kthyese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat