The Telegraph: Liverpooli nis bisedimet me Stoke për Xherdan Shaqirin

Futboll

The Telegraph: Liverpooli nis bisedimet me Stoke për Xherdan Shaqirin

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 09:22
Xherdan Shaqiri

Liverpooli i ka nisur bisedimet me Stoke Cityn për transferimin e Xherdan Shaqirit, përfaqësuesit shqiptar të Zvicrës.

Jurgen Klopp po bën përpjekje për ta transferuar Shaqirin dhe dëshiron t’ia aktivizojë klauzolën e lirimit, e cila thuhet se kap shifrën rreth 15 milionë euro, shumë që vlerësohet e ulet për një lojtar me cilësi të larta si shqiptari nga Kosova.

Klopp tashmë e ka përforcuar skuadrën me mesfushorin brazilian Fabinho nga Monaco dhe tani vëmendjen e ka kthyer kah Shaqiri, i cili do të lejohet të largohet nga Stoke pasi rënies nga Premierliga.

Mesfushori atakues ka lënë të kuptohet javën e kaluar se shumë shpejt do ta zbulojë klubin e ri dhe Liverpooli është duke biseduar me Stoke për të arritur marrëveshje për të, bëjnë të ditur burime të The Telegraph.

Shaqiri ka klauzolë lirimi, por detajet e sakta nuk dihen në këtë fazë, edhe pse besohet se çmimi i tij do të jetë më i lartë se 15 milionë euro.

Për Shaqirin Kupa e Botës mbaroi javën e kaluar pasi Suedia e eliminoi Zvicrën nga ky turne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat