Liverpooli ofron 25 milionë euro për Pjacan

Futboll

Liverpooli ofron 25 milionë euro për Pjacan

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:42
Marko Pjaca

Klubi anglez ka shprehur interesim për futbollistin e Juventusit.

Marko Pjaca pritet të largohet përfundimisht nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar.

Futbollisti kroat që ishte transferuar nga Dinamo e Zagrebit nuk ka arritur asnjëherë të gjejë veten në ekipin e Massimiliano Allegrit, derisa në muajin janar ishte huazuar te Schalke në Bundesligë, por as aty nuk ka lënë gjurmë.

Tani për 23-vjeçarin ka shprehur interesim Liverpooli i Jurgen Klopp.

Sipas medieve angleze, “The Reds”, janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për transferimin e tij në Anfield.

Në anën tjetër edhe Juve është e interesuar ta shesë kroatin, pasi ai nuk do të ketë më vend në skuadër, duke parë konkurrencën që ka në sulm.

Pjaca i është bashkuar Juventusit në vitin 2016 dhe ka regjistruar vetëm 20 paraqitje me kampionët e Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat